Presidenti Trump shkarkon kreun e agjencisë për sigurinë e zgjedhjeve

Botë | 6 vite më parë

Presidenti Donald Trump shkarkoi të martën drejtorin e agjencisë federale qëgarantoi besueshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2020.

Zoti Trump shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe tëInfrastrukturës, Christopher Krebs me një postim në Twitter, duke thënë se deklarata e tij e fundit në mbrojtje të sigurisë së zgjedhjeve ishte “shumë e pasaktë”.

Shkarkimi i zotit Krebs, një i emëruar i zotit Trump, vjen pasi presidenti po refuzontë pranojë fitoren e Presidentit të zgjedhur, demokratit Joe Biden dhe po largon ngadetyra zyrtarë të nivelit të lartë që i konsideron si jo besnikë sa duhet. Ai pushoi ngapuna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më tëgjera që vendosën besnikët e zotit Trump në pozicione të larta të Pentagonit.

Zoti Krebs, një ish-ekzekutiv i Microsoftit, drejtoi agjencinë e njohur si CISA, që ngakrijimi i saj pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet 2016 deri në zgjedhjet e nëntorit. Ai u vlerësua nga të dyja krahët e politikës ndërsa CISA bashkërendonte përpjekjetfederale, shtetërore dhe lokale për mbrojtjen e sistemeve zgjedhore nga ndërhyrjet e huaja ose të brendshme.

Ai nuk pati ndonjë prirje për të rënë në sy, megjithëse shprehu besim përparavotimeve të nëntorit tek siguria e zgjedhjeve dhe më pas, hodhi poshtë akuzat se numurimi i votimeve ishte shoqëruar me mashtrime. Disa herë, ai u duk se po e kundërshtonte drejtpërdrejt zotin Trump, një lëvizje befasuese nga një zyrtar iDepartamentit të Sigurisë Kombëtare, një agjenci që ka ngjallur kritika se ështëshfaqur se ishte shumë e afërt me synimet politike të presidentit.

CISA lëshoi deklarata ku hidhte poshtë pretendimet se një numër i madh tëvdekurish rezultonin si votues ose që dikush mund të ndryshonte rezultatet pa u diktuar.

Ai gjithashtu shpërndau një deklaratë nga një koalicion zyrtarësh federalë dheshtetërorë duke arritur në përfundimin se nuk kishte prova që votat ishinkomprometuar ose ndryshuar në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se këto votime ishin mëtë sigurtat në historinë amerikane.

Zoti Krebs shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj presidentit dhe u përpoq tëqëndronte mbi grindjet politike, megjithëse ai u përpoq të kundërshtontedizinfromatat që vinin nga presidenti dhe mbështetësit e tij. “Nuk është detyra jonëtë kontrollojmë vërtetësinë e asaj që thotë presidenti,” tha ai në një konferencë me gazetarët në prag të zgjedhjeve.

CISA punon me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë që menaxhojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe me kompani private që sigurojnë pajisjet e votimit për të garantuarsigurinë kibernetike dhe rreziqe të tjera gjatë monitorimit të votimit dhe numërimittë votave nga një dhomë kontrolli në selinë e saj pranë Uashingtonit. Agjencia punongjithashtu me industrinë dhe shërbimet për të mbrojtur bazën industriale të venditdhe rrjetin e energjisë nga kërcënimet.

Agjencia gëzon një reputacion të mirë mes autoriteteve që u shërben – shtetit dhezyrtarëve lokalë të zgjedhjeve që mbështeten në këshillat dhe shërbimet e saj në njëkohë sulmesh kibernetike pothuajse të vazhdueshme – si dhe në Kongres, kuligjvënësit kohët e fundit propozuan një rritje të buxhetit të saj vjetor prej rreth 2 miliardë dollarë.

Mes njoftimeve të fundit se zoti Krebs kishte frikë se mund të pushohej nga puna, kongresmeni Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesvepër Sigurinë Kombëtare, kishte thënë se ishte i shqetësuar dhe i dërgoi një mesazhdrejtorit për ta pyetur nëse ishte mirë. Përgjigja ishte,, “tani për tani”, tha demokratinga Misisipi.

“Është për të ardhur keq nëse dikujt me një talent të tillë i mbyllet goja,” tha zotiThompson. “Nuk kam parë asnjë prirje partiake tek ai. Ai ka qenë një profesionist ipërkryer.”

Kongresmeni Jim Langevin, një demokrat nga Rhode Island i cili merret me çështjet e sigurisë kibernetike, u kishte bërë thirrje kolegëve të tij republikanë që ta mbroninatë para se të hiqej nga posti.

“Chris Krebs dhe CISA kanë punuar aq mirë nën udhëheqjen e tij sepse ai dhe ekipi itij thjesht kanë bërë punën dhe nuk u morën me politikë partiake,” tha Langevin.

Agjencia kishte pasur fillime të vështira. Pak përpara se Presidenti Barack Obama tëlargohej nga zyra, Shtetet e Bashkuara i përcaktuan sistemet zgjedhore siinfrastrukturë kritike të sigurisë kombëtare, si digat ose termocentralet, si rezultat indërhyrjes nga Rusia, gjë që përfshinte depërtimin e sistemeve të zgjedhjeveshtetërore si dhe dizinformimin masiv.

Disa zyrtarë të zgjedhjeve në shtete dhe republikanët, duke dyshuar për ndërhyrjefederale në territorin e tyre, ishin kundër këtij kategorizimi. Shoqata Kombëtare e Sekretarëve të Shtetit miratoi një rezolutë në kundërshtim me lëvizjen në shkurt2017. Por administrata e Presidentit Trump mbështeti përcaktimin dhepërfundimisht zyrtarët skeptikë të shteteve e mirëpritën ndihmën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme