BE miraton sanksione doganore kundër SHBA-së

Botë | 6 vite më parë

Bashkimi Europian do të vendosë sanksione doganore kundër SHBA-së, si kundërpërgjigje për sanksionet amerikane, në kuadër të konfliktit mes kompanive ajrore ”Airbus” dhe ”Boeing” për ndihmat shtetërore, njoftoi sot Komisioni Europian.

“Ne kemi një vendim të Organizatës Botërore të Tregtisë mbi çështjen e ‘Boeing’, i cili na lejon të vendosim taksa dhe kjo është ajo që po bëjmë”, theksoi Valdis Dombrovskis, Komisioneri Europian për Ekonominë, në një deklaratë për shtyp.

“Por, Brukseli mbeti i hapur për një zgjidhje të negociuar”, shtoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme