Fitorja e Biden, reagojnë Macron, Johnson e lider të tjerë evropianë

Botë | 6 vite më parë

Fitorja e Joe Biden, ka sjellë edhe reagime të politikës botërore. Liderët evropianë e kanë përgëzuar atë për fitoren.

“Urime Joe Biden për zgjedhjen si Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris, për arritjen e saj historike. SHBA është aleati ynë më i rëndësishëm dhe e mirëpres bashkëpunimin në prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimet klimatike, tregtia dhe siguria”, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Për fitoren e Biden ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili jo vetëm i ka përgëzuar ata për fitoren, por edhe u ka bërë ftesë për bashkëpunim. Presidenti i Francës tha se “Amerikanët kanë përzgjedhur presidentin e tyre. Kemi shumë për të bërë për të tejkaluar sfidat e ditëve të sotme. Le të nisim të bashkëpunojmë!”

Presidentja e Komisionit Evropian, në mesazhin e saj urues, ka risjellë në vëmëndje  miqësinë amerikano- evropiane.

“Së bashku, kemi ndërtuar një partneritet transatlantik të paprecedent, të rrënjosur në historinë e përbashkët dhe vlerat demokratike, lirinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale dhe ekonominë e tregjeve të hapura”., tha Von Der Leyen. /rtsh.al

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme