Trump “del nga shpella”: Unë i fitova zgjedhjet

Botë | 6 vite më parë

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së kandidatit presidencial Demokrat, Joe Biden, fitues të zgjedhjeve.

Trump ka thënë se është ai që ka fituar zgjedhjet, duke shtuar se komisionarët republikanë nuk u lejuan të futeshin në dhomat e numërimit të votave.

“Komisionarët nuk u lejuan të futeshin në dhomat e votimit. Unë i fitova zgjedhjet, me 71 milionë vota legale. Gjëra të këqija ndodhën në kohën kur komisionarët tanë nuk u lejuan të futeshin në dhomat e numërimit të votave. Miliona vota me postë iu dorëzuan njerëzve të cilët nuk i kërkuan ato asnjëherë”, deklaroi Trump, duke konsistuar në manipulim me vota.

Megjithatë, përkundër pretendimeve të Trump, Biden arriti të sigurojë 279 vota elektorale, pasi fitoi 20 vota elektorale nga Pensilvania.

Twitter ka vënë një shenjë paralajmërimi poshtë postimit të Trump, duke e cilësuar atë si “të dyshimtë”.

Sidoqoftë, që nga janari i 2021-ës, Biden do jetë zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme