BBC & CCN: Joe Biden fiton zgjedhjet, bëhet presidenti i 46 i SHBA

Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kjp u njoftua ng CNN, pasi një fitore në shtetin ku ai lindi e vendosi atë mbi 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar. Megjithate numerimi vazhdon edhe ne Pensillvani dhe ne disa shtete te tjera duke e thelluar rezultatin e fitores se Biden.
Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale.
Para se të bëhej i nominuari për president i Demokratëve, Biden shërbeu si zvendespresident nën ish Presidentin Barack Obama. Ai është gjithashtu senatori më jetëgjatë i Delaware.
Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se “shpirti i kombit” është në rrezik dhe ka premtuar se ai do të kërkojë të shërojë një vend të thyer nga presidenca e Trump. Ai po ashtu kryeson edhe në disa shtete te tjera ku ernde nuk është shpallur fituesi: Xhorxhia (16 vota elektorale), Nevada (6 vota elektorale), Arizona (11 vota elektorale). /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




