Zgjedhjet në SHBA, kryeministri britanik, Johnson: Duhet pritur për t’u parë rezultati përfundimtar

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka këmbëngulur se duhet të pritet me patjetër rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, pasi ende shumë vota në vendet vendimtare janë pa u numëruar.
Pas pretendimeve për mashtrim në procesin e numërimit nga Donald Trump, Johnson theksoi se ai kishte besim në kontrollet dhe ekuilibrat e kushtetutës amerikane, si dhe duke bërë të qartë se do të bashkëpunonte me këdo që do të dilte fitues i garës.
Sa i përket deklaratës së Joe Biden, i cili u shpreh i bindur se ai do të merrte drejtimin e shteteve vendimtare si Pensilvaninë dhe Xhorxhian, Johnson tha se duhet pritur për t’u parë rezultati përfundimtar.
I pyetur nëse do t’i mungonte Trump, i cili ka qenë mbështetës i Johnson, nëse ai do të largohej nga ‘Shtëpia e Bardhë’, Johnson tha:
“Le të jemi të qartë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të punojë gjithmonë shumë, shumë ngushtë me këdo që është Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ky do të jetë rasti, pavarësisht rezultatit të këtyre zgjedhjeve.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




