Itali, 446 viktima dhe rreth 38 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Italia vazhdon të regjistrojë shifra alarmante të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Autoritetet deklaruar sot 37809 të infektuar të rinj, një shifër kritike, ndërkohë që dje ishin 34505 raste. Në 24 orët e fundit 446 humbën jetën, një më shumë se dje, dhe raporti raste pozitive/tamponë është rritur në 16,14%.
Pjesa më e madhe e Italisë është futur në izolim, përfshirë rajonin verior të Lombardisë, me popullsi të dendur. Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore.
Qyteti i Milanos, pjesë e rajonit të Lombardisë, mbylli dyqanet, përfshirë rrugën e famshme tregtare “Vittorio Emmanuele” ku tregtohen markat e luksit, pas përcaktimit si zonë e kuqe. Në të gjithë Italinë zbatohet masa e shtetrrethimit gjatë natës në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Sa i përket kufizimeve për pjesën e mbetur, ata që janë nën regjimin “portokalli” nuk do të lejohen të zhvendosen në rajone të tjera, por dyqanet do të qëndrojnë hapur. Ndërsa për zonat e konsideruara të verdha, ku përfshihet dhe rajoni i Lacios përreth Romës, nuk do të ketë kufizime shtesë përveç atyre që janë aprovuar në nivel kombëtar. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




