Joe Biden apel amerikanëve: Bëni durim, njerëz. Votat po numërohen

Teksa ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ka reagur sërish kandidati demokrat, Joe Biden. Në një status në Twitter, ai u ka kërkuar popullit amerikan që të bëjnë durim. Ashtu si në fjalimin e djeshëm, Biden ndjehet optimist për fitoren e zgjedhjeve.
“Bëni durim, njerëz. Votat po numërohen dhe ne ndihemi mirë me rezultatet e deritanishme,” shkruan Biden.
Joe Biden ka thelluar epërsinë ndaj presidentit Donald Trump në Nevada, shtet ky që ia siguron 6 vota elektorale dhe rrjedhimisht fitoren. Nga 8 mijë vota që kishte më shumë në shtetin perëndimor të ShBA-së, Biden ka thelluar epërsinë në 12 mijë vota, teksa janë numëruar 76 përqind e tyre. Votat me postë janë duke u numëruar edhe në Pennsylvania, North Carolina dhe Georgia, ku është në avantazh Trump, por që epërsia e tij është duke u tkurrur vazhdimisht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




