Moska: SHBA të respektojë standardet demokratike, të shmangen trazirat

Maria Zaharova, zëdhënësja zyrtare e ministrisë së jashtme të Rusisë i ka kërkuar SHBA të ruajë standardet demokratike zgjedhore. Në konferencën për media, ajo tha se Moska shpreson që presidenti amerikan të zgjidhet në përputhje me kushtetutën e SHBA.
“Shpresojmë që mekanizmat ligjorë që ekzistojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të mundur zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit në përputhje të plotë me kushtetutën Amerikane dhe, më e rëndësishmja, për të shmangur trazirat masive në vend,” vuri në dukje Zaharova.
Ajo vuri në dukje se zgjedhja e presidentit është “e drejta ekskluzive e qytetarëve amerikanë, të cilët meritojnë që votat e tyre të respektohen siç duhet”. Zakharova shtoi se Moska po ndjek nga afër rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
“Ne jemi duke monitoruar me kujdes përmbledhjen e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura në Shtetet e Bashkuara. Me sa mund të shohim, fituesi nuk është përcaktuar ende, kandidatët janë të barabartë, ka një ndryshim minimal në vota, “tha ajo.
Ajo gjithashtu theksoi se Moska i kushtoi vëmendje faktit se “Donald Trump dhe Joe Biden janë të sigurt për fitoren e tyre”.
Zakharova kujtoi se presidenti aktual, Donald Trump, foli publikisht për falsifikime të mundshme të rezultateve të zgjedhjeve dhe qëllimin për të filluar një proces gjyqësor në një numër shtetesh federale, ku rezultatet e tij paraprake të zgjedhjeve janë të dyshimta.
“Duke marrë parasysh këto rrethana, duhet pritur që procesi i përcaktimit të rezultateve mund të vonohet,” përfundoi diplomatja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




