Biden fiton Michiganin dhe flet me më shumë optimizëm

Botë | 6 vite më parë

Kandidati Demokrat, Joe Biden, ka folur për herë të parë pas ditës së zgjedhjeve nga Uilmington Delauer ku është shprehur besimplotë për fitoren e tij.

Ai është shprehur se kjo fitore nuk është vetëm e tij, por “e të gjithë amerikanëve” pa dallim nga ngjyra e partisë që kanë votuar dhe është zotuar se do të punojë fort për të gjithë si “President i Shteteve të Bashkuara”.

Biden pohoi se këto kanë qenë zgjedhje të gjata dhe të vështira por nga ana tjetër shtoi se ajo çka ka qenë me të vërtetë e vështirë kanë qenë “koha në të cilën ka jetuar populli amerikan”.

Për të, fitorja më e madhe ishte vota popullore e cila ka shënuar një shifër rekord duke lënë pas rekordin e mëparshëm që mbahej nga ish-presidenti Barack Obama.

Pak pas fjales se tij u shpall nga mediat edhe fitorja e tij ne shtetin e rendesishem te Michiganit


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme