COVID-19/ Itali, regjistrohen 352 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka shënuar shumë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. 30.550 janë personat e rinj që janë infektuar me koronavirus në 211.831 tamponë të kryer. Numri i viktimave është 352, kundër 353 të ditës së djeshme. Të shtruarit në spitale janë 1.002 më shumë se një ditë më parë, 67 në terapi intensive.
Në total të shtuarit në terapi intensive është 2.292 persona. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 7.758 raste të reja, më pas Campania me 4.181 dhe Piemonte 3.577. Sipas të dhënave, rreth 10% i tamponëve rezulton pozitiv, një e dhënë jo e mirë sipas ekspertëve. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




