Joe Biden fiton edhe zyrtarisht në Wisconsin, merr plus 10 vota elektorale

Botë | 6 vite më parë

Zëvendëspresidneti Joe Biden që po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka fituar edhe zyrtarisht në shtetin e Wisconsin.

Në Wisconsin aktualisht janë numëruar më shumë se 98% të votave, nga të cilat Biden ka fituar 49.4% të tyre, ndërsa Trump 48.8%. 

Në numërim të votave aktualisht janë Arizona, Nevada, Michigan, Georgia, Pensilvania dhe Karolina e Veriut. Në tri shtetet e para po fiton Biden, me votat e të cilave grumbullohen fiks 270 vota elektorale. Mjaftueshëm sa për ta dërguar Bidenin në Shtëpinë e Bardhë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme