Zgjedhjet në SHBA, vazhdon numërimi i votave mes shkëmbimit të replikave

Botë | 6 vite më parë

Numërimi i votave për zgjedhjet presidencial në SHBA po vazhdon me intensitet. Rezultatat e deritanishme flasin për një garë të fortë mes presidentit aktual Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden. Por rezultati i zgjedhjeve duket se do të varet nga garat në disa shtete të lëkundura të ashtuquajtura “shtete fushëbetejë”, shkruan VOA.
Ndërkaq mes dy kandidatëve ka patur shkëmbime deklaratash të forta.
“Ruani besimin, ne do ta fitojmë,” u tha zoti Biden mbështetësve të tij të entuziazmuar pranë shtëpisë së tij në Uilmington të shtetit Delauer, ndërsa u binin borive të makinave.”Do të na duhet të jemi të duruar” tha ai.
Ndërkaq nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump pretendoi fitoren, por hodhi dhe dyshime për manipulimin e zgjedhjeve. “Ne jemi mjaft përpara, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet” kishte shkruar ai më parë në Twitter. Ndërkaq zoti Trump tha se do ti drejtohej gjykatës.
Nuk ka patur njoftime që votimi të ketë vazhduar pas mbylljes së qendrave të votimit, siç ishte planifikuar, por numërimi i votave vazhdoi në orët e para të së mërkurës.
Siç edhe pritej, demokratët me gjasë do të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkaq kontrolli i Senatit nga republikanët është i pasigurt, pasi rezultati i disa garave për Senatin në të gjithë vendin nuk është shpallur ende.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme