Turqi , vijojnë kërkimet nën rrënoja

Botë | 6 vite më parë

Shifra tragjike vijnë nga Izmiri i Turqisë ku vijojnë kërkimet nën rënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti 6.6 ballë.  Deri më tani autoritetet e kërkim-shpëtimit kanë raportuar rreth 100  viktima dhe 994 të plagosur, ndërkohë që vijojnë ende kërkimet nën rrënoja.  

Rreth 3500 çadra dhe 13 mijë shtretër janë vendosur për strehim të përkohshëm për të prkurit nga tërmeti. Sakaq në operacionet e shpëtimit janë aktivizuar rreth 8 mijë persona dhe 25 qen shpëtimi.

Ka ende njerëz që rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që shpresat për të mbijetuar po pakësohen. Sipas lajmeve zyrtare turke , punëtorët e shpëtimit në provincën Izmir po vazhdojnë të kërkojnë në pesë ndërtesa, për një numër të individëve të zhdukur.Mëngjesin e sotëm u arrit të shpëtohet një fëmije 4 vjeç nga rrënojat pas 91 orësh i humbur.

Turqia ka raportuar mbi 1,464 tronditje pas tërmetit, duke përfshirë 44 që ishin me madhësi mbi katër shkallë.Tërmeti është më vdekjeprurësi në Turqi këtë vit, pasi një tjetër goditi provincat lindore të Elazig dhe Malatya në Janar, duke vrarë mbi 40 njerëz.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme