Sulmi “terrorist” në Vjenë, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Shkon në 3 numri i personave që kanë humbur jetën nga sulmet tv cilësuara si terroriste të ndodhura përgjatë mbremjes se 2 nëntorin në Vjenë të Austrisë. Ndërkaq të paktën 15 të tjerë janë plagosur, kurse numri i autorëve të sulmit është 6.
Policia e Vjenës njofton se fillimisht të shtënat u raportuan pranë një sinagoge në orën 20:00.
Një prej autorëve hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u ekzekutua nga policia. Policia thotë se autori i cili kishte një eksploziv të rremë, Ministri i Brendshëm, autriak Karl Nehammer deklaroi se ai ishte i radikalizuar dhe dyshohet si simpatizant i ISIS.
Vetëm pak orë pas sulmit në vend, forcat speciale të Vjenës kanë bërë të mundur arrestimin e 4 autorëve të tjerë të dyshuar. Të gjithë ata ishin të pajisur me armë të ndryshme si kallashnikovë dhe pistoleta.
Një prej autorëve të sulmit, ka ekzekutuar një qytetar në mes të rrugës ku fillimisht e qëlloi me kallashnikov. Autoritetet austriake bastisën pergjatë natës edhe shtëpinë. Aktualisht thuhet se policia po kërkon për të dyshuar tjetër që mund t’i ketë shpëtuar aksionit.
Policia e Vjenës u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shpërndajnë video dhe fotografi nëpër rrjetet sociale. “Kjo gjë rrezikon forcat policore si dhe popullsinë civile”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter. Policia në Republikën Çeke ka thënë se ka nisur të kryejë kontrolle rastësore kufitare në kufi me Austrinë, pas shqetësimeve se sulmuesit mund të jenë nisur në atë drejtim.
Sulmi ka ndodhur disa orë para se Austria të nisë së zbatuari kufizimet e reja në lëvizje, me qëllim të frenimit të koronavirusit. Për këtë arsye, shume njerëz janë parë në qendër të Vjenës, nëpër bare dhe restorante, të cilat do të mbyllen deri në fund të muajit nëntor.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se republika që drejton ai, po kalon nëpër periudhë të vështirë.“Dua të falënderoj të gjitha shërbimet e emergjencës që rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë, sidomos sot. Policia jonë do të marrë masa vendimtare kundër autorëve të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Ne kurrë nuk do të lejojmë që të trembemi nga terrorizmi””, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




