Të plagosur pas të shtënave me armë në Vjenë

Policia austriake tha të hënën se disa njerëz u plagosën dhe ajo ishte në veprim pas të shtënave me armë në kryeqytetin Vjenë, shkruan Indipenent.
Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, tha se të shtënat ndodhën në rrugën ku ndodhet sinagoga kryesore e qytetit, por nuk ishte e qartë nëse shtëpia e adhurimit ishte në shënjestër.
Sinagoga u mbyll në kohën e të shtënave, shkroi Deutsch në Twitter.
Agjencia austriake e lajmeve APA citoi Ministrinë e Brendshme të vendit të thoshte se një sulmues është vrarë dhe një tjetër mund të jetë në arrati.
Policia tha se operacioni në qendër të qytetit ishte në vazhdim dhe u kërkoi njerëzve të shmangin të gjitha hapësirat e hapura dhe transportin publik.
“Ka disa persona të plagosur,” shkroi policia në Twitter. “Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ”.
Policia shtoi se rrethanat e sakta të incidentit ishin ende duke u përcaktuar.
Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët të thoshin se disa të shtëna u qëlluan pak pas orës 8 pasdite.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




