Universiteti i Kabulit: 22 të vdekur, shumë të plagosur ndërsa sulmuesit sulmojnë kampusin

Të paktën 22 njerëz janë vrarë nga persona të armatosur që sulmuan Universitetin e Kabulit përpara se forcat e sigurisë të përfshiheshin në një betejë disa orë të hënën, njoftoi BBC.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme Afgane tha se sulmi u ndalua përfundimisht kur tre të persona të armatosur u vranë.
Një grup rajonal i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë me anë të një deklarate.
Sulmi filloi pak para mbërritjes së pritshme të zyrtarëve qeveritarë për një panair i librit iranian dhe vazhdoi për disa orë.
Edhe 22 persona u plagosën nga sulmuesit.
E marta është shpallur një ditë kombëtare e zisë nga qeveria.
Talibanët mohuan përfshirjen dhe dënuan sulmin menjëherë pasi filloi të hënën. Disa orë më vonë, grupi i Shtetit Islamik lëshoi një mesazh në aplikacionin Telegram duke thënë se ai kishte në shënjestër “diplomimin e gjyqtarëve dhe hetuesve që punonin për qeverinë e pafe afgane”.
Shtetit Islamik ka synuar më parë qendrat arsimore në Afganistan, duke përfshirë një sulm jashtë një qendre shkollimi në Kabul muajin e kaluar që la 24 të vdekur. Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm të vitit 2018 para Universitetit të Kabulit në të cilin u vranë dhjetra persona.
E marta është caktuar si një ditë kombëtare e zisë në Afganistan. Në një deklaratë të lëshuar nga pallati presidencial, Presidenti Ashraf Ghani tha se autoritetet do të “hakmerren për këtë sulm të pakuptimtë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




