Zgjedhjet presidenciale në SHBA. Sondazhet i japin epërsi Biden

Dy kandidatët për president ne SHBA po shfrytëzojnë orët e fundit në përpjekje për të bindur votuesit amerikanë. Një numër i madh votuesish e kane ushtruar të drejtën e votës, deri tani mbi 92 milionë amerikane kane votuar.
Biden bëri dy paraqitje të dielën në Pensilvani – një shtet që Trump mezi e ka fituar në vitin 2016, por që, sipas sondazheve, tani udhëhiqet nga Biden, ku theksoi edhe njëherë se platforma e tij është e duhura.
Në Filadelfia, Joe Binden kërkoi mbështetjen e votuesve afro-amerikanë, ndërsa akuzoi sërish presidentin Trump se nuk ka reaguar siç duhet ndaj krizës së shkaktuar nga covid-19.
Ndërkohe Kreu i shtëpisë së Bardhë zhvilloi fushatë në Ajoua, Miçigan, Karolinën e Veriut Xhorxhia dhe Florida, shtete ku gara mes dy kandidateve është e fortë.
Ai premtoi një ringjallje ekonomike dhe shpërndarjen e afërt të një vaksine për të luftuar pandeminë. Ne Florida, Trump kercenoi se do të pushojë nga puna ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive të Amerikës, Anthony Fauci, i cili ka shërbyer për më shumë se tre dekada si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe ka qenë kritik ndaj mënyrës se si Trump ka reaguar ndaj përhapjes së koronavirusit.
Sondazhet e nxjerrin fitues Biden me një ndryshim prej 8 %. Trump edhe njëherë vuri në dyshim integritetin e zgjedhjeve, duke thënë se numërimi i votave që mund të vonojnë, pasi vinë me postë, mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Ai paralajmëroi edhe betejë ligjore në Gjykatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




