2 Nëntori, selia e Radio Televizionit Publik Italian ndriçohet me emrat e 77 gazetarëve të vrarë

Selia e RAI (Radio televizioni Publik Italian) në Romë, është ndriçuar këtë mbrëmje me emrat e 77 gazetarëve italianë të vrarë gjatë punës së tyre për të përcjellë një informacion të vërtetë e të plotë.
Kjo iniciativë bëhet në kuadër të 2 nëntorit, Ditës Botërore në nderim të gazetarëve viktima dhe si mesazh për t’i dhënë fund padënueshmërisë ndaj krimeve kundër gazetarëve.
Emrat e tyre do të qëndrojnë të ndriçuar në fasadën e selisë së RAI deri mëngjesin e 3 nëntorit.
Kjo ditë u vendos nga OKB në vitin 2 nëntor 2013, pas vrasjes të dy gazetarëve francezë në Mali.
Sipas të dhënave të raportit të fundit nga UNESCO, janë 998 gazetarë që gjatë 10 viteve të fundit kanë humbur jetën për shkak të punës së tyre.
Prej vitit 1990 e deri më sot numri i gazetarëve viktima në krye të detyrës është 2644.
Në çdo 10 raste, në 9 prej tyre mbeten pa u dënuar nga drejtësia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




