Itali: Numri i të infektuarve dhe viktimave në rënie në 24 orët e fundit

Infeksionet me Covid në Itali janë në rënie, ato ishin sot 29 907 nga dje 31 758, sipas buletinit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë, por krahasuar me mbi 30 000 tamponë më pak (183 457 krahasuar me 215 886 dje), rritja e viktimave është 208 në 24 orë, gjithashtu në rënie, pasi dje ishin 297.
”Pacientët e kujdesit intensiv u rritën me 96 njësi në 24 orë”, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në kujdesin intensiv në 1 939.
Të gjitha shifrat janë, në thelb, të qëndrueshme krahasuar me dje./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




