Xhelili: Bonusi për pensionistët, do të jetë i përhershëm. Nunaj: Ekonomia s’ecën me deklarata politike

Ekonomi | 2 vite më parë

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH ka pasur një debat mes deputetit socialist, Alban  Xhelili dhe ekspertes së ekonomisë, Teuta Nunaj, lidhur me bonusin për pensionistët.

Sipas Xhelilit, është e vërtetë që dhënia e bonusit mbështetet mbi deklaratën e kryeministrit që shpreh një vullnet politik, por, sipas ekspertes, në ekonomi ecën logjika ekonomike ku 2+ 2 bëjnë 4 dhe jo si deklaratat politike që e bëjnë edhe 5.

Debati

Xhelili- Ky projektbuxhet sigurisht ka prapavijë politike, nisur edhe nga përparësitë e PS. Ka prapavijë politike, që ka efekt ekonomik. Në lidhje me bonusin, ndryshon një deklaratë nga një deputet nga deklarata e një kryeministri, i cili ka dhe fuqi ekzekutive.

Nunaj- Ekonomia nuk ecën me deklarata politike sepse 2+ 2 bëjnë 4 . Deklaratat politike e nxjerrin dhe 5. Por ato 4 bëjnë. Llogaria është shumë e thjeshtë. Ekonomia nuk ecën me deklarata politike. Vizioni politik përcakton se si do të ndahen të ardhurat. Por një deklaratë është deklaratë, ndërsa një bazë ligjore është bazë ligjore dhe e detyrueshme për qeveritë.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme