Gjermania mbështetje Shqipërisë për negociatat me BE dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Ekonomi | 2 vite më parë

Shqipëria dhe Gjermania intensifikojnë më tej bashkëpunimin mes tyre. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave bën të ditur se bisedimet dy dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, që u zhvilluan pak ditë më parë në Berlin, u fokusuan në mbështetjen e Shqipërisë për negociatat me BE dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Pala shqiptare prezantoi në këto bisedime fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe prioritetet e qeverisë shqiptare.

Bisedimet u finalizuan me nënshkrimin e protokollit të ardhshëm dyvjeçar, 2024 – 2026, mes qeverive të dy vendeve.

Protokolli përfshin një sërë angazhimesh financiare, me fokus mbështetjen e vendit tonë sa i përket negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm dhe sektorët prioritarë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme