Gonxhja pret përfaqësues të FMN-së, diskutime për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe agjendën e reformave

Ekonomi | 2 vite më parë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të FMN-së, Anke Weber shefe e misionit, dhe Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar sfidat e zhvillimit në Shqipëri dhe politikat prioritare.

Në fokus të diskutimeve ishin mungesa e fuqisë punëtore dhe politikat për të adresuar faktorët strukturorë si plakja e popullsisë dhe migrimi, zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes VET dhe trajnimit në punë, inovacioni dhe politikat për të nxitur kërkesën për punë në sektorë me vlerë të lartë të shtuar, strategjia e inovacionit dhe zhvillimet në SME.

Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për agjendën e reformave, veçanërisht  për mirëadministrimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Ekipi drejtues i MEKI ndau ecurinë e politikave proaktive në proces dhe përkushtimin për të krijuar një ekonomi të fortë e të qëndrueshme, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e partnerët ndërkombëtarë si FMN-ja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme