Skemat kombëtare në bujqësi, rreth 10 mijë fermerë aplikojnë nga qarku i Korçës

Ekonomi | 3 vite më parë

Rreth 10 mijë fermerë nga qarku i Korçës kanë aplikuar për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë, që prej nisjes së skemave kombëtare në bujqësi të ofruara nga qeveria shqiptare.

Sipas ekspertëve shifrat e aplikimeve janë premtuese për të kaluar edhe numrin total të aplikimeve të vitit të kaluar, ndërsa edhe në skemat e tjera ka pasur interes të lartë nga fermerët. “Përveç skemës së naftës, interes ka pasur edhe për atë të blegtorisë”, tha Vullnet Gjolla, Drejtor i AREB Korçë.

Specialistët e kësaj drejtorie kanë këmbëngulur edhe për bashkimin e fermerëve dhe krijimin e aplikimeve në grup, për shkak edhe të interesit më të lartë që ofron kjo formë për fermerët.

Bashkimi i fermerëve për të aplikuar në grup është mjaft me interes edhe për fermerët e vegjël të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kriteret për të përfituar të vetëm nga skemat, pasi duke u bashkuar me të tjerë fermerë do të kenë mundësinë të aplikojnë por edhe të përfitojnë 100% të vlerës.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme