BSH: 50 milionë euro investime të reja të Kosovës në Shqipëri

Banka e Shqipërisë njofton se Kosova renditet në vendin e katërt në listën e investitorëve të huaj në Shqipëri.
Për 9-mujorin e vitit 2023 fluksi i investimeve të reja ishte 50 milionë euro.
Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%.
Investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.
Gjithnje sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit 2023 në Shqipëri arritën një shifër rekord prej 1.09 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



