Investimet e huaja direkte në sektorin financiar u rritën me 80%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin e këtij viti arriti në 166 milionë euro.
Sipas saj ky tregues rezulton me rritje 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në gjykimin e bankës rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor duket se është e lidhur kryesisht me rritjen e kërkesave për kapital ndaj bankave tregtare. Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksioner, kryesisht duke kapitalizuar fitimet e akumuluara të aktivitetit, si dhe përdorimin e instrumenteve të borxhit që njihen si kapital rregullator.
“Procesi i rritjes së kërkesave ligjore për kapital ndaj bankave po luan kështu një rol të ndjeshëm në edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte”, thekson BSH-ja.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




