Denaj me agro-përpunues: Ndikimi në ekonomi pritet të shkoj 20%, shkak turizmi

Ndikimi i agro-përpunimit në ekonominë shqiptare është në rritje dhe parashikohet të arrijë në 20%.
Deklarata vjen nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, gjatë një tryeze diskutimi me sipërmarrës në fushën e Bujqësisë dhe Agro-përpunimit.
Zonja Denaj prezantoi përpara tyre dhe katër shtyllat kryesore të mbështetjes.
“Bashkëpunimi me sipërmarrës të fushës së bujqësisë, duhet të jetë përtej kësaj tryeze të parë, në përditshmëri, sëbashku me problematikat dhe objektivat që kemi”, tha Denaj në nisje të fjalës së saj.
Ministrja tha se objektivi i 2024 është vijimi i përafrimit të ligjeve që lidhen me sigurinë ushqimore me integrimin në BE dhe bashkëpunimi me ju është i rëndësishëm.
“Objektiv madhor është garantimi i një ushqimi të qëndrueshëm, jo vetëm për AKU, që është institucioni përgjegjës, por për të gjitha institucionet, në veçanti për institucionet që sigurojnë cilësinë e farave, fidanëve dhe certifikimin e produkteve, që janë të domosdoshme për ta ndërlidhur pjesën e certifikimit të tyre në mënyrë të drejt për drejt me ju që edhe pjesa e AKU të jetë më e lehtë në raport me ju dhe në raport me inspektimet” tha ministrja Denaj.
Sipas saj “një ushqim më i sigurtë na ndihmon vetëm në shëndetin tonë, por na rrit vlerën në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Zonja Denaj tha se këtë vit rritja është 11.8%, kontribut i drejt për drejt i agro-përpunimit. Kjo do të shkojë në rritje me 20% sipas parashikimeve. Konsumi i brendshëm i shtyrë nga turizmi, i cili po shton nevojën për të rritur këtë zhvillim. Siguria ushqimore, certifikimi do të kërkohen më shumë në vijim” tha zonja Denaj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




