KE, 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

Ekonomi | 3 vite më parë

Komisioni Europian ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII.

“Edhe një herë mbështetja e Bashkimit Europian për vendin tonë është e hapur duke financuar një tjetër projekt të rëndësishëm, për Shqipërinë, por edhe rajonin”,  komentoi lajmin zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Ajo informoi se vlera totale e këtij investim shkon në 120 541 665 euro.

Segmenti hekurudhor Durrës-Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, e cila parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut (në fshatin Lin).

Projekti përfshin zgjerimin e trasesë nga Shkozeti në Rrogozhinë, në një gjatësi prej 33.1 km, si dhe ndërtimin e urave të reja në përputhje me standardet europiane dhe kushtet gjeologjike-inxhinierike e sizmologjike të zonës së projektit.

Po ashtu parashikohet përmirësimi i trupit të trasesë, ngritja e ndërtesave të reja të stacioneve në Golem, Kavajë, Lekaj e Rrogozhinë, si dhe rehabilitimin e trekëndëshit të Shkozetit.

/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme