Rritet sërish çmimi i naftës, shkak shtrenjtimi në bursa

Çmimet kanë njohur rritje përgjatë muajve të fundit dhe kjo për arsye të rritjes.
Nëse shohim historikun që nga mesi i muajit korrik, çmimi ka pësuar rritje progresive dhe arsyeja e rritjes është shtrenjtimi i naftës në bursë.
Në tregjet ndërkombëtare, nafta e papërpunuar po kuotohet për 93 dollarë për fuçi, nivel ky që nuk ishte parë prej 10 muajsh në tregjet e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtrenjtimi është i lidhur me konjukturën dhe vendimmarrjen e prodhuesve të mëdhenj të naftës në Arabi Saudite dhe Rusi, të cilët kane kanë reduktuar sasinë e hedhur në tregje
Në pikat e karburantit në Shqipëri, çmimi i naftës mbetet i lartë, pasi rreth 60% e shumës që shkon për blerjen e një litri, shkon në arkën e shtetit.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




