Veliaj: Muajin tjetër hapim zyrtarisht Piramidën, qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale

Ekonomi | 3 vite më parë

Piramida është gati të hapë dyert për të gjithë ata të rinj që duan të aftësohen në teknologjinë digjitale.  Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës në Forumin Ekonomik të Izraelit.

“Muajin tjetër do të hapim zyrtarisht qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale, kryesisht për adoleshentët, mosha 12-18 vjeç, të cilët do të përgatiten për punët e së ardhmes” tha zoti Veliaj. “Është një ndërtesë ikonike e Tiranës, e konceptuar si mauzoleum për ish-diktatorin, e cila i ka kaluar të gjitha fazat: nga një qendër e NATO-s, në një klub me emrin “Mumja”, te një rrëshqitëse e madhe në natyrë e një zonë e braktisur, sot është zona që do të gëlojë nga rinia, punët dhe dijet e së ardhmes” tha ai.

Me këtë rast kreu i Bashkisë së Tiranës tha se kryeqyteti shqiptar do të kthehet në epiqendrën e teknologjisë në Ballkan. Zoti veliaj tha se kompanitë më në zë izraelite janë të ftuara të vijnë në Tiranë, edhe në Zonën e Lirë Ekonomike, TEDA, e para dhe e vetmja e licencuar në Shqipëri.

“Sot kemi filluar punimet edhe në Zonën e Lirë Ekonomike – TEDA. Jemi bashkia e parë, e vetme për momentin, që është licencuar nga qeveria shqiptare për të qenë operator i një zone të lirë ekonomike dhe jam shumë krenar që, në fakt, kompanitë e para që kanë aplikuar dhe që po përgatiten të marrin lejet për të filluar kapanonët e tyre janë kompani nga Izraeli, kryesisht që merren me transferimin e serverave e shumë rrjeteve sociale të Ballkanit në Tiranë”, u shpreh më tej kryetari i bashkisë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme