Peshk dhe fruta deti, Shëngjini atraksion edhe për gastronominë, produktet e detit më të preferuarat

Shqipëria me vijën e saj bregdetare nuk ofron vetëm plazhet dhe peisazhet, por edhe ushqimet e mrekullueshme.
Veçmas zona e Lezhës dhe Shëngjinit preferohen për kulinarinë e pasur.
Vizitorët dhe pushuesit vlërsojnë artin e të gatuarit në Shëngjin. Sipas tyre ushqimet janë të fresketa dhe mjaft cilësore.
Shijet e turistëve janë të ndryshme, por më të kërkuarat gjatë stinës së verës janë produktet e detit.
Një pushues vlerëson gatimet nga Shqipëri, por edhe Kosova.
Një tjetër pushues kujton se çmimet e këtij viti janë pak më të larta se viti i kaluar.
Peshku dhe produktet e tjera të detit dominojnë kuzhinen e restoranteve të zonës, ndërsa shërbehen në mënyre të ndryshme sipas kërkesave të klienteve.
Kuzhinieri Serxho Luka thotë se ndër preferencat e pushuesve renditet peshku levrek dhe koca, por edhe barbuni e lloje të tjera peshqish.
Kulinaria si trendi më i ri të turizmit shqiptar po shkon drejt një zhvillimi të pandalshëm në zonën e Lezhës dhe këtë e dëshmon numri gjithnjë në rritje i turistëve shumë prej të cilëve vinë për ushqimet që ofron ky rajon.
Gazetare Megi Mëhilli
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




