“Xhelozohen italianët”: Eldoradoja e turizmit, po shndërrohet edhe në një shtet naftëmbajtës

Gazeta italiane “Panorama” i ka dedikuar të mërkurën një shkrim Shqipërisë duke u ndalur tek zbulimi i rëndësishëm në pusin e naftës Shpirag 4.
“Pasi u bë Eldoradoja e re e turizmit, Shqipëria po shnderrohet edhe ne një shtet te fuqishem naftembajtes me një fond sovran. Mos ndoshta Edi Rama po shkon pak përtej realitetit?”
Me këtë pyetje e nis shkrimin e saj “Panorama” e cila citon kryeministrin Rama të ketë thënë se “Shpiragu, ku zbulimi i rëndësishëm i bërë 6,1 km thellë në fushën e naftës, sjell me vete premtimin e madh për nxjerrjen e një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët”
Gazeta ndalet tek krijimi i fondit sovran i cili lidhet ngushtësisht me suksesin e Shpirag – 4. Nëse kjo do të ndodhë atëhere qeverisë shqiptare do ti duhet administrojë një pasuri të madhe për të cilën ka nisur një studim i kujdeshëm bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare si Norvegjia, Arabia Saudite, Azerbaixhani dhe vende të tjera.
Shkrimi sjell një historik të shkurtër të punës për identifikimin e fushës naftëmbatëse si dhe bën një krahasim me fusha të tilla me parametra të njëjtë në Itali.
Në mbyllje të shkrimit gazetari shprehet se “Nëse kërkimet do të jenë të suksesshme, atëhere është e natyrshme që kompania të prodhojë naftë dhe gaz natyror në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe kjo mund të jetë një faktor transformimi ekonomik për vendin ne taksa, vende te reja pune dhe investime të huaja në ekonomi”.
( Gazetar Omer Saraçi )
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




