Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Ibrahimaj: Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare !

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi të enjten se ekonomia shqiptare po vijon perfomancën pozitive.
Sipas një statusi të saj në Facebook të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 372 miliardë lekë ose 103 % të planit të të njëjtës periudhë.
Krahasuar me periudhën janar – korrik të një viti më parë të adhurat u rritën me 44 miliardë lekë ose 13.6 % më shumë”, bëri të ditur ministrja.
Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, për 7-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliardë lekë, me një realizim 91 % të planit të të njëjtës periudhë.
Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 4.6 % më të larta ose rreth 14.2 miliardë lekë më shumë.
Niveli i suficitit për periudhën 7-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 45.46 miliardë lekë nga rreth 1.38 miliardë lekë suficit i planifikuar.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit rezultonte në masën 15 miliardë lekë.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




