Krifca: Bujqësia me objektiv të qartë, eksportet 1 miliard dollarë në vitin 2030

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ecën në mënyrë të sigurtë drejt arritjes së objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030, siguri që mbështetet në shifrën inkurajuese të 500 milionë eurove të arritur tashmë në vitin 2022, falë injektimit të mbështetjes së qendrueshme për fermerët dhe investimeve në bujqësi.”
Deklarata është bërë nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca duke folur për ATSH-në.
“Nëse rritja prej 12% e 4 muajve të parë të vitit 2023, konfirmohet deri në fund të vitit, do të kemi edhe 60-70 milionë euro më shumë deri në fund të vitit, duke kapur praktikisht në 2023-shin vlerën e 600 milionë eurove,” tha zonja Krifca.
Sipas ministres, veç eksporteve, mbulimi i tregut me produkteve të vendit vijon të rritet, me 2.5 herë më shumë nga sa ishte më parë.
Referuar statistikave zyrtare, shifrat e katërmujorit të vitit 2023 tregojnë se eksportet bujqësore, shënojnë konsolidimin të trendit rritës.
Për 4 mujorin e parë Shqipëria ka eksportuar në vlerë më shumë fruta në 17.1% dhe perime 36.3%, ndërsa ka importuar fruta dhe perime 22,5% më pak në sasi dhe 11,5% më pak në vlerë.
Sipas ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




