Gjallërohet transporti ajror

Ekonomi | 3 vite më parë

INSTAT njofton se aktiviteti i transporti në Shqipëri është gjallëruar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. 

Rritje të ndjeshme ka shënuar transporti i pasagjerëve përmes ajrit.

Shkak duket se është bërë kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik.

Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.747.887 pasagjerë. 

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 30,7%.

Në transportin ajror operojnë 20 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. 

Gjatë tremujorit të dytë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 81.737 avionë.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e dytë 2023 është 386 ton. 

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 5,6%. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë 2023 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme