Emergjenca e energjisë elektrike shtyhet deri më 31dhjetor 2023

Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në dhjetor të këtij viti “gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.
Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”, bëhet e ditur në vendimin e qeverisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në Shqipëri emergjenca në sektorin e energjisë elektrike u shpall në tetor të vitit 2021.
Në atë kohë kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore.
Megjithatë përgjatë kësaj kohe, çmimi i energjisë për familjarët dhe bizneset në Shqipëri mbeti i pandryshuar.
Autoritetet shqiptare vazhdimisht kanë bërë thirrje për kursimin e energjisë elektrike.
Shqipëria e prodhon 99 për qind të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Vendi po shikon mundësinë e diversifikimit të prodhimit të energjisë nga dielli dhe nga era.
Një ditë më parë u shpallën fituesit e ankandit të parë të prodhimit të energjisë nga era.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




