Mblidhet Komiteti Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mblodhi të premten Komitetin Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë.
Në një njoftim në rrjetet sociale ministrja bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi ecurinë e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me
Bashkimin Europian, marrëveshjen për subvencionet në peshkim në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë, si dhe zbatimin e rregullave tranzitore të origjinës preferenciale në kuadër të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare.
Komiteti diskutoi edhe masat që reflektojnë problematikat e ndeshura nga bizneset.
Në takim u sollën edhe propozime konkrete për lehtësimin e tregtisë në kuadër të zgjerimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Europian dhe më gjerë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




