Banka e Shqipërisë, Deralla: Janë plotësuar kërkesat e Moneyval, pritet të dalim nga lista gri

Banka e Shqipërisë ka realizuar të gjitha rekomandimet e moneyval të lëna në vitin 2018 dhe pritet që këtë vit pas kontrollit që do të realizohet vendi ynë të dalë nga lista gri e pastrimit te parave.
Kjo u deklarua nga drejtori i Departamentit të mbikëqyrjes Deniz Deralla pas prezantimit të Raportit për vitin 2022 të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë që Deralla konfirmoi që në vitin 2022 kreditë me probleme vijuar trendin zbritës edhe pse pritshemritë ishin të kundërta.
Si pasojë e ndikimeve nga jashtë më kryesorja konflikti në Ukraine norma bazë e interesit gjatë vitit 2022 ndryshoi disa herë ku nga niveli 0.5% në fillim të vitit në fund të tij shkoi në 2.75%.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




