Rritet çmimi i karburanteve

Ekonomi | 3 vite më parë

Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar 3 lekë rritje në 24 orët e fundit. Ekspertët thonë se kjo rritje vjen pasi dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të kuotës së këmbimit me monedhën shqiptare lek. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë një dollar amerikan këmbehet me  94.4 lekë. 
Në të njëjtën kohë edhe çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të jetë në të njëjtat nivele dhe nuk ka rritje të çmimit.
Një faktor tjetër ndikues në çmimin e karburanteve është edhe inflacioni në rritje. 
Deri në këto momente  kompanite e karburanteve në Shqipëri nuk kanë pasqyruar rënien e çmimit edhe pas këtyre tre ndryshimeve. 
Situata ka ardhur në këtë pikë pasj edhe bordi i trasparencës që përcaktonte çmimet e karburanteve nuk është me funksion. 
Aktualisht në të gjithë vendin janë gati 820 mijë automjete në qarkullim. 
Në Shqipëri aplikohen 5 lloj taksash mbi karburantet që zënë rreth 60.1% të çmimit final të tyre. 
Për 1 litër naftë, konsumatorët paguajnë 37 Lekë Akcizë për karburante, 27 Lekë/litër Taksë Qarkullimi dhe 3 Lekë/litër taksë karboni. Kësaj vlere i shtohet TVSH prej 20%, e cila po ashtu rëndon konsumatorin në masën rreth 33.4 Lekë/litër, duke bërë totalin prej 100.4 Lekë/litër vetëm taksa. 

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme