Aksion kundër abuzimeve me ujin

Ekonomi | 3 vite më parë

Prej dy ditësh në të gjithë vendin ka filluar një aksion për ndërprjerjen e lidhjeve të paligjshme në linjat e ujësjellësave, por edhe për kontrollin e abuzimeve me ujin. 
Të parët janë verifikuar vetë punonjesit e ujësjellës – kanalizimeve theksoi drejtori i AKUM, Klevis Jahaj gjatë inspektimeve e kontrolleve në Golem.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku theksoi se  investimet që janë realizuar në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, kanë transformuar këtë sektor, por sërish duhet rritur eficenca.
Ajo kërkoi edhe një bashkëpunim më të madh me kryetarët e bashkive dhe paralajmëroi se ky aksion do të shtrihet në të gjitha zonat urbane dhe bregdetare. 
Deri tani janë kryer më shumë se 1700 kontrolle dhe janë marrë masa për 30 ndërhyrje të jashtëligjshme. 

Gazetare: Amela Koçerri

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme