Banka Qendrore Evropiane, rritje rekord të normës së interesit! Çfarë do të thonë lëvizjet e fundit për ekonominë shqiptare?

Ekonomi | 3 vite më parë

Banka Qendrore Evropiane njoftoi të enjten një rritje të re të normës se interesit, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të ulur inflacionin rekord ne kontinent.

Lëvizjet e Bankës Qendrore pritet të sjellin ndikime edhe në ekonominë shqiptare, e cila ndodhet në prag të sezonit turistik. Sipas parashikimeve, pritet të rritet sasia e euros në tregun shqiptar.

“Në këto raste jemi mes dy zjarresh. Kemi një pritshmëri që norma e këmbimit për periudhën korrik-gusht, monedha vendase të forcohet edhe më tepër dhe të kemi një zhvlerësim të euros”, tha eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Por si do të përkthehet zhvlerësimi i euros në bizneset eksportuese në vend?

“Do uroja që të prevalonin faktorët e jashtëm që monedha jonë të zhvlerësohej dhe kjo do të ndikonte sado pak në situatën e eksportuesve shqiptarë”, u shpreh Muço.

Për ekspertin Klodian Muço, rritja e pagave është një lëvizje e mirëpritur për t’i bërë ballë inflacionit të çmimeve. Por nga ana tjetër ai e sheh të pamundur për këtë vit kthimin e inflacionit në normat e parashikuara në Bankën Qendrore Evropiane.

Gazetar: Omer Saraçi

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme