Shqipëria në El Pais: Suksesi i agroturizmit shqiptar. Ministrja Krifca: Prezantimi i ofertës sonë unike

Formula e Agroturizmit shqiptar, vijon të rrëmbej kryefjalën në shkrimet e medieve ndërkombëtare.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli sot në vëmendje shkrimin nën titullin “Agroturizmi në Shqipëri: një rrugë midis akomodimit të qëndrueshëm rural, fermave dhe bodegave”, publikuar në prestigjozen spanjolle “El País”, duke e cilësuar atë “prezantim të mozaikut tonë unik” .
“El País” një nga gazetat më kryesore në Madrid, me rekord shitjesh në Spanjë, vjen me një superpromovim për Shqipërinë dhe agroturizmin, por edhe prezantimin e vizionit të politikave të MBZHR, me objektiv të qartë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe ekonomisë rurale në tërësi.
Artikulli në prestigjozen “El País” sjell në retrospektivë, kohën e zhdukjes së një pjese të madhe të kooperativave bujqësore që i mbijetuan rënies së regjimit komunist në vitet ’90 dhe realitetetin sot, kur prodhimi i grurit, misrit, duhanit, mishit dhe produkteve të qumështit, shumë prej tyre tani kanë rimarrë shkëlqimin e dikurshëm, të ringjallur nga brezat e rinj që shkuan jashtë vendit por dhe orintimin dhe mbështetjen e duhur që po ndiqet në ridimensionimin e këtij sektori me të veçantat dhe potencialet që bart.
“El País” ndalet në historinë dhe suksesin e agrotuzimeve shqiptarë, nga jugu në veri të Shqipërisë, duke i prezantuar ato me veçoritë dhe karakteristikat që siç citon shkrimi, “ janë një dhuratë premtuese për bizneset e reja që lëvizin nga e kaluara bujqësore shqiptare në akomodime rurale, taverna dhe bodega të qëndrueshme nga receta tradicionale me një kthesë bashkëkohore, që tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj”.
Sot fermerët, prodhuesit, krijuesit në kulinari dhe receta autentike, ruajtësit e traditës dhe sipërmarrësit në sektorin rural, janë përcjellit më të mire të vlerave të mëdha që magjepsin vizitorët në Shqipëri .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




