Prokurimet e hapura publike, Balluku: Kompanitë e mëdha të interesuara të investojnë në energji dhe infrastrukturë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka theksuar se Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për kompanitë e mëdha për të investuar sidomos në sektorin e energjisë.
Në konferencën ndërkombëtare të prokurimeve të hapura publike dhe zbatimin e praktikave më të mira, Balluku sqaroi arsyet pse Shqipëria po përthith gjithnjë e më shumë investime është transparenca dhe shkurtimi i burokracive për investitorët si vendas dhe ato të huaj.
“Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për kompanitë e mëdha për shkak të transparencës dhe shkurtimit së burokracive. Sektori më tërheqës për investime është ajo në fushën e energjisë dhe infrastrukturës. Kjo ndodh për shkak se ne kemi krijuar transparencë dhe siguri për kompanitë si dhe kemi shkurtuar burokracitë për investitorët”, tha Balluku.
Balluku foli edhe për ambiciet e qeverisë në rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme deri në 2029. Sektorin energjetik dhe infrastruktura mbeten sektorët më dinamik të ekonomisë së vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




