Dezinfektimi i vatrave të karkalecit, Zv. ministri i Bujqësisë: Në krah të fermerëve, ndërhyrje në momentin e duhur

Ekonomi | 3 vite më parë

Aksioni për dezinfektimin e tokave bujqësore me qëllim zhdukjen e insektit dëmtues në bujqësi, karkalecit ka nisur dhe nuk përbën asnjë problem për fermerët.

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari theksoi se monitorimi i situatës ka filluar që prej vitit të kaluar pasi ishte parashikuar dhe është gjithçka nën kontroll.

Në zonat ku është konstatuar ky insekt po ndërhyhet me insekticide, që janë miqësore me mjedisin dhe prodhimin.

Jaupllari kërkoi edhe gadishmërinë e fermerëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të mobilizohen bashkë me strukturat e Drejtorisë së Bujqësisë së qarkut, në funksion absolut të këtij qëllimi, shfarosjen e karkalecit.

Procesi i dezinfektimit po ndiqet edhe nga ekspertët e fushës dhe profesorë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët po informojnë dhe këshillojnë fermerët për mbarëvajtjen e procesit deri në zhdukjen e insektit dëmtues.

Koha për të kryer ndërhyrje është në datat 15 – 20 qershor. Ndërhyrja në këtë periudhë jep efektin e duhur për ta luftuar dhe për të ulur infeksionin jo vetëm për këtë vit, por edhe në vitet e ardhshme.

Gazetar: Amela Koçerri 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme