Nis dezinsektimi kundër karkalecave

Ekonomi | 3 vite më parë

Në Grabian dhe Tërbuf prej dy ditesh ka nisur dezinsektimi në sipërfaqet e evidentuara me prezencën e lartë infektimi nga karkaleci. 
Procesi dhe grafiku i disinsektimit po e ndiqet nga afer dy specialiste të departamentit të shërbimit dhe mbrojtjes se bimëve nga Drejtoria Rajonale Vlorë. 
Më herët nga ana e agjencisë rajonale të ekstensionit bujqësor në Lushnje është bërë evidentimi në terren i rreth 800 hektarëve të infektuar me insektin gjithçkangrenës që po dëmton çdo ditë e më shumë kulturat bujqësore.
Kjo është hera e parë që ministria e bujqësisë nis punën në të gjitha tokat e infektuara nga karkaleci, kryesisht ato të mbjella me jonxhe  dhe të lëna djerrë.

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme