Bashkëpunim i ri në fushën e agrobiznesit, Krifca: Synimi jonë, 1 miliard euro eksporte brenda 2030

Rritja e konkurueshmërisë dhe mbështetja e eksporteve shqiptare është prioritet i sektorit të bujqësore në vend.
Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë nisi sot programi i ri i bashkëpunimit midis Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike dhe Ministrisë së Bujqësisës dhe Zhvillimit Rural.
Qëllimi është zgjerimi i gamës dhe dalja e sa më shumë prodhimeve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
Projekti do të fokusohet tek fuqizimi i eksporteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe tek përmirësimi i kapaciteteve të organizatave që mbështesin biznesin për të dhënë shërbime cilësore.
Një element i rendesishem brenda projektit, eshte edhe perfshirja e sa me shume grave sipermarrese ne fushe e agrobiznesit.
Sipas Ministres Krifca synimi kryesor i sektorit bujqësor në Shqipëri është që brenda vitit 2030, eksportet shqiptare të arrinë kuotën e 1 miliard eurove.
Gazetar: Omer Saraçi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




