Sezoni turistik, ngërçi fuqia punëtore. Topuzi: Duhet të orientohemi edhe drejt turizmit elitar

Mungesa e fuqisë punëtorë do jetë sërish problem për industrinë e turizmit edhe për këtë vit edhe pse pritet një fluks i lartë turistësh. Kështu u shpreh kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi në një intervistë për Rtsh. Ai theksoi se duhet një bashkëpunim edhe më i madh me qeverisjen lokale.
Ndërkohë një tjetër problematikë është edhe mungesa e infrastrukturës sidomos në veriun e vendit çka krijon pakënaqësi mes turistëve. Shqipëria duhet të investojë më shumë për Topuzi në turizmin elitar çka do të thotë që një pjesë e bregdetit shqiptar të punojë më shumë për të tërhequr turistët elitar e të konkurrojnë rajonin.
Turizmi duhet të shihet edhe nga bashkitë dhe njësitë administrativë të qyteteve bregdetare më me shumë prioritet për Topuzin çka deri tani nuk është parë.
Nga statistikat e deritanishme 68% e turistëve vijnë në një hark kohor prej 5 muajsh, jo gjatë gjithë vitit dhe duhen akoma një punë e madhe nga biznesi dhe nga qeverisja për ta bërë Shqipërinë, sipas Topuzit, një vend me turizmit gjithëvjetor.
/Rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




