Balluku: Tren i shpejtë elektrik në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas

Shqipëria po ndërton një rrjet hekurudhor me trena të shpejtë elektrikë. Bëhet fjalë për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, punimet e së cilës u inspektuan nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Hekurudha Tiranë-Durrës mbështetet nga Bashkimi Evropian, si një paketë e rëndësishme e një transporti efikas dhe eficient. Ajo ishte fillimi i një pakete që mbështetet nga Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Ajo vazhdon me Korridorin 8 dhe me një nga projektet e rëndësishme që janë në vazhdim që është hekurudha nga Vora deri në Han të Hotit.
Zv/kryeministrja Balluku tha se, kjo hekurudhë është shumë e rëndësishme sepse lidh Tiranën me Durrësin, por jo vetëm me qytetin e Durrësit aty ku do të ndërtohet ballina ujore më e rëndësishme e Ballkanit dhe Porti i Jahteve, por do të lidhë edhe Tiranën me portin e ri të Durrësit të ndërtuar në Porto Romano, përmes nyjes së Sukthit.
“Ky është një tren elektrik, i cili do të ketë një shpejtësi nga kjo pikë deri në Durrës 120 km/h, ndërkohë që nga kjo pikë deri në Tiranë do të variojë nga 50-80 km/h; pra do të jetë me një shpejtësi të moderuar” tha zonja Balluku. Sipas saj kjo hekurudhë është shumë e rëndësishme, sepse lidh Tiranën me Durrësin, por jo vetëm me qytetin e Durrësit, aty ku do të ndërtohet ballina ujore më e rëndësishme e Ballkanit dhe Porti i Jahteve, por do të lidhë edhe Tiranën me portin e ri të Durrësit të ndërtuar në Porto Romano, përmes nyjes së Sukthit. Kjo është një vepër inxhinierike për t’u krenuar e gjithë Shqipëria. Por, si gjithçka e mirë, nis nga Tirana”, bëri të ditur Balluku.
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas me gjatësi 39 km kushton 70 milionë euro. Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, bëri të ditur Balluku, do të jetë gati në shtator të vitit 2024. Hekurudha financohet përmes një granti prej 35 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe një kredie të butë prej po 35 milionë eurosh kredie të butë, me interes 1 %, nga BERZH. Gjithsej projekti parashikon ndërtimin e 8 stacioneve, 5 ekzistues dhe 3 do të ndërtohen të reja.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




