Miratohen 3 centrale të energjisë eolike në Vlorë

Ekonomi | 4 vite më parë

Qeveria shqiptare miratoi të enjten tre vendime të rëndësishme për ndërtimin e centraleve gjenerues të energjisë elektrike eolike në qarkun Vlorë.

Tre centralet me kapacitete 3 MW dhe vepra ndihmëse, që nuk janë objekte koncesioni, ndodhen në Tragjas dhe Orikum. 

Ata do të ndërtohen  nga tre shoqëri:  “A GREAT COMPANY”, sh.p.k;  “NIKOLICA SKI RESORT”, sh.p.k. dhe  “SUNTECH POWER”, sh.p.k..

Sipas vendimeve përkatëse për këto tre ndërtime, koha për marrjen e lejes së ndërtimit, ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 36 muajve.

Afati i aktivitetit të prodhimit  është 49 vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme