Ibrahimaj në Uashington me FMN: Ekonomia shqiptare përballoi tre kriza të njëpasnjëshme!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se ekonomia shqiptare përballoi vitete fundit tre kriza të njëpasnjëshme, ndërsa vitin e kaluar u rrit 4.85 përqind.
Zonja Ibrahimaj se cila po merr pjesë në mbledhjet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, në Uashington.
ishte pjesë e seminarit të FMN “Shpenzim i mirë. Shpenzim me llogaridhënie”.
Në diskutimit e saj, Ibrahimaj theksoi faktin se vitet e fundit për ekonominë shqiptare kanë qenë sfiduese sa i përket financave publike dhe shpenzimeve buxhetore. Ajo është përballur me tre kriza të njëpasnjëshme, tërmeti i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe kriza aktuale e çmimeve.
Shpenzimi me llogaridhënie, tha Ibrahimaj, ishte i rëndësishëm në përballimin e këtyre krizave, pasi gjithçka lidhej me nevojat e njerëzve dhe jetën e tyre.
“Në përgjithësi, ajo që ne bëmë ishte t’i përgjigjemi nevojës imediate, duke u fokusuar ku kishte më shumë nevojë. Ne vazhduam të rioalokonim buxhetin tonë ku nevojat ishin më të mëdha dhe njerëzit më të prekur, në mënyrë që të adresonim inflacionin e lartë, edhe pse Shqipëria nuk u godit nga inflacioni aq sa vende të tjera të botës, ndërsa mbanim në mendje se rritja e borxhit pas nisjes së procesit të rindërtimit duhet të niste rrugën rënëse”, u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja shqiptare e financave tha se “Rritja ekonomike e vitit 2022 ishte 4.84 % dhe është duke u rritur mbi potencialin e ekonomisë”.
Zonja Ibrahimaj tha se vendimet e marra nuk kanë qenë të lehta. “Shumë vende vendosën të shkurtonin taksat e tyre për të përballuar atë që ekonomia po vuante. Ne nuk ulëm taksat, në gjetëm mënyra që të mobilizonim të ardhura të reja dhe mendoj se ky është një element i rëndësishëm, që në kohë krizash, në kohë pasigurie, nuk duhet të shkohet me taksim të ulët, që do të sillte më shumë pasiguri në të ardhmen”, u shpreh ajo.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




